Aktualitet

DITA e 9-të! Qytetarët "ngrenë në këmbë" Tiranën, protesta transmetohet live edhe nga "Reuters" (VIDEO)

Tashmë prej më shumë se një jave, mijëra qytetarë janë grumbulluar dhe kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike.

zh.ll
DITA e 9-të! Qytetarët "ngrenë në këmbë"
protesta

TIRANË- Sot në orën 18:00 nisi protesta e nëntë radhazi në Tiranë, ndërsa kryeqyteti prej disa ditësh ndodhet nën atmosferën e tubimeve të vazhdueshme të qytetarëve.

Ashtu si edhe ditët e tjera, pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet për dorëheqje, "Revolucion", "Rama në burg Berisha në burg", këtë herë nuk munguan pankartat për studentët: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.

Ndërkohë, gjatë protestës u regjistrua një incident, ku të rinjtë e FRPD tentuan të futen mes turmës. Kjo shkaktoi kundërshtime nga ana e qytetarëve. Këta të fundit, u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim.

Në kor, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “Opozitë e shtirur”, “shporrni partitë”, “opozita jemi ne”.

Pas këtyre tensioneve, organizatorët e protestës kanë ndryshuar strategji. Të vendosur përpara Kryeministrisë, ata deklaruan se nuk do të ketë më fjalime të rastësishme në podiumin e ngritur, por do të flasin vetëm pesë personalitete që do të përzgjidhen nga grupi nismëtar.

Sipas tyre, këta përfaqësues do të vijnë nga fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi dhe sektorë të tjerë të shoqërisë.

Protesta e zhvilluar këtë të hënë në kryeqytet ka marrë përmasa të mëdha, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Prestigjozja Reuters ka raportuar transmetuar drejtpërdrejt protestën, duke dokumentuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Tashmë prej më shumë se një jave, mijëra qytetarë janë grumbulluar dhe kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike.

5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Vala e protestave është ndjekur edhe nga rrethet, ku qytetarët janë ngritur në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë protestat kundër projektit në Zvërnec janë shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ku shqiptarët kanë protestuar në SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër, Britani, Bruksel e Vjenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB