
TIRANË - Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit. Kjo për shkak se palët, si të pandehurit, ashtu edhe hetuesit kanë qenë të pranishëm në seancën e Apelit të GJKKO për inceneratorin e Elbasanit. Pikërisht në këtë seancë, ka pasur edhe tone të forta pasi ish-ministri i Mjedisit ka deklaruar se nuk është ai "peshku i madh".
“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë ai.
Përveç inceneratorit të Fierit, ish ministri, i cili ndodhet në burg, akuzohet edhe për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në lidhje me inceneratorin e Fierit, GJKKO dënoi me 10 vite burg ish ministrin Koka, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 6 vite e 8 muaj burg.
Po ashtu, GJKKO dënoi me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, u dënua me 8 vite.
Me shërbim prove u dënuan 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi./ZËRI