Aktualitet

Skandal seksual në showbizz-in shqiptar, rrjedhin videot erotike në studion e kompozitorit Adi Hila, mister si u filmuan artistet e njohura

Nëse vërtetohet pretendimi se pamjet janë regjistruar me kamera të fshehta dhe pa dijeninë apo pëlqimin e personave që shfaqen në to, çështja merr edhe përmasa ligjore.

F.I
Skandal seksual në showbizz-in shqiptar, rrjedhin videot erotike në
Adrian Hila

TIRANË-Showbizzi shqiptar është përfshirë nga një skandal seksual, këtë herë me protagonist kompozitorin dhe producentin e njohur Adrian Hila. Videot intime në studion muzikore të Hilës e përshtatur në dhomë gjumi me një krevat dopio, ku shihen dhjetëra artiste dhe këngëtare të njohura shqiptare, u publikuan mbrëmjen e djeshme dhe u përhapën në rrjete, duke u fshirë vetëm disa orë më pas.

Ishte gazetari Elton Tozaj i cili sinjalizoi rrjedhjen e videove, duke pretenduar se kompozitori Hila i ka regjistruar artistet në momente intime me kamera të fshehta, pa dijeninë apo pëlqimin e tyre. ZËRI nuk do të publikojë videot apo emrat e artisteve të përfshira në to, pasi imazhet përmbajnë momente intimiteti. Publikimi i artikullit bëhet vetëm për qëllime informimi ndaj publikut dhe për të pasqyruar atë që po ndodh.

Ndërsa videot po komentohen prej mbrëmjes së djeshme ende nuk ka një reagim nga vetë kompozitori Adrian Hila apo artistet e përfshira në skenat intime. Nëse vërtetohet pretendimi se pamjet janë regjistruar me kamera të fshehta dhe pa dijeninë apo pëlqimin e personave që shfaqen në to, çështja merr edhe përmasa ligjore.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur prej kohësh se edhe figurat publike gëzojnë të drejtën për jetë private. Në balancimin mes lirisë së shprehjes dhe privatësisë, ndër kriteret kryesore janë: nëse publikimi kontribuon realisht në një debat me interes publik, sa i njohur është personi, sjellja e tij e mëparshme, mënyra si është marrë informacioni, vërtetësia e tij dhe pasojat e publikimit.

Neni 35 parashikon se mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth një personi bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të parashikuara me ligj. Kushtetuta njeh gjithashtu të drejtën për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të mbledhura në kundërshtim me ligjin.

Edhe më specifik është neni 121 i Kodit Penal, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Ai parashikon përgjegjësi për regjistrimin pa pëlqim të fjalëve apo figurave që ekspozojnë aspekte të jetës private dhe, në rrethana të përcaktuara nga dispozita, edhe për shpërndarjen ose publikimin e materialeve të marra në këtë mënyrë. Publikimi i të dhënave të marra sipas mënyrës së përshkruar në nen mund të dënohet deri në tre vjet burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB