Aktualitet

SKANDALI i mbetjeve TOKSIKE/ Kurum “i përpiu” 210 MILIONË € nga bankat pasi shpalli falimentin në Shqipëri!

Kompania e Haşmet Bedii Kürüm, një prej ish-menaxherëve të skuadrës së futbollit të Beşiktaş-it, mashtroi 14 banka në Turqi dhe 19 banka jashtë vendit duke "gllabëruar" 1.5 miliardë lira turke vetëm duke lëshuar fatura dhe duke bërë shitje fiktive.

k.m.
SKANDALI i mbetjeve TOKSIKE/ Kurum “i përpiu” 210 MILIONË
Haşmet Bedii Kürüm

TURQI- "Një grabitje e denjë për një film,"-kështu e ka cilësuar media turke "Sabah" historinë e kompanisë "Kurum". Sipas tyre, çështja e "Kurum" është mashtrimi më i madh bankar i 10 viteve të fundit në shtetin turk. "Kürüm Demir", kompania e Haşmet Bedii Kürüm, një prej ish-menaxherëve të skuadrës së futbollit të Beşiktaş-it, mashtroi 14 banka në Turqi dhe 19 banka jashtë vendit duke "gllabëruar" 1.5 miliardë lira turke vetëm duke lëshuar fatura dhe duke bërë shitje fiktive.

Ziraat Bank ka bërë kallëzim penal në lidhje me skemën e mashtrimit në trekëndëshin Shqipëri-Angli-Turqi.

Si nisi historia e mashtrimit?

Duke operuar në industrinë e hekurit dhe çelikut, Kürüm Holding ishte një nga objektet më të mëdha industriale në Turqi deri në vitin 2013. Pas vitit 2013, kur hekuri filloi të prodhohej nga xeherori në vend të skrapit dhe çmimi u bë më konkurrues, ndaj kompanitë si Kürüm nuk kishin më mundësi të fitonin aq shumë si më parë. Pas kësaj date, kompania e Kürüm-it filloi të deklaronte se kishte humbje. Sipas kallëzimit penal të dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit Publik të Anadollit në Stamboll, kompania i ka mbuluar humbjet e saj me mashtrime kontabël dhe sërish ka deklaruar se kishte dalë mefitim. Me bilancet e rreme që kishte përpiluar, pronari tërhoqi më shumë se 500 milionë TL(lira turke) nga 16 banka në Turqi, duke përfshirë Ziraat Bank, İş Bank, Halkbank, HSBC, Garanti Bank dhe Yapı Kredi. Ndërkohë që humbjet reale të kompanisë mbuloheshin me një pjesë të parave të ardhura nga kreditë, pjesa më e madhe e tyre u transferua në mënyrë të paligjshme në kompani vendase dhe të huaja.

41 DITË PARA falimentimit...

Kürüm Demir aplikoi në gjykatë për shtyrjen e falimentimit që kishte shpallur më pas në vitin 2016, duke deklaruar se ishte në borxh. 41 ditë para vendimit të gjykatës ai shkoi sërish me bilanc fals dhe mori tjetër kredi me vlerë 75 milionë TL. Në vitin 2018, kompania u shpall e falimentuar! Kjo edhe pse, pas vitit 2015, papritmas filloi të ketë rritje të jashtëzakonshme në numrin e kambialeve të arkëtueshme të "Kürüm Demir". Ai deklaronte se shitjet e kompanisë u rritën 61 herë në vitin 2015, një vit para aplikimit për shtyrjen e falimentimit.

Por ishte e gjitha fiktive sa për të zhdukur kompaninë.

Në kallëzimin penal u shpjegua në detaje se Kürüm thuri një plan të përsosur për t'u siguruar që nuk do t'i mbetej asnjë pasuri kur të zbulohej mashtrimi që kishte planifikuar. Haşmet Bedii Kürüm i detyroi të afërmit dhe ish-punonjësit e tij të krijonin kompani guaska në Shqipëri dhe Turqi dhe të nxirrnin kontrabandë asetet dhe pronat personale të kompanisë, të cilat ishin kolateral për kreditë. Ai i transferonte kreditë që merrte nga bankat tek kompanitë e lidhura me të dhe bënte transferta fiktive. Kompanitë që kishin lidhje me të janë: Novometal, Ceviz A.Ş., ND Tarım A.Ş., e shumë të tjera. 

OPERACIONI NË SHQIPËRI

Haşmet Bedii Kürüm vazhdoi me planin e tij edhe në kompaninë e themeluar në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj kompanie është tërhequr një kredi prej 210.3 milionë eurosh nga bankat ndërkombëtare si IFC, Raiffesein, Credit Europea, Societe Generale dhe NBG duke përdorur metoda të ngjashme. Edhe në Shqipëri më pas u pretenduar se kishin falimentuar. 

Marrë dhe përkthyer nga Sabah

Poll

MOS HUMB