Aktualitet

Konviktet në Kamëz të destinuara për studentët, por mbushen nga "indianët e Wolt-it"! Dyshime pë trafikim qeniesh njerëzore (SKEMA)

Konkretisht, bëhet fjalë për 8 godina moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës për ndërtimin e të cilave, janë shpenzuar 30 milionë euro. 

zh.ll
Konviktet në Kamëz të destinuara për studentët, por
foto ilustruese

FIER- Një skandal është zbuluar në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku godinat e ndërtuara për rreth 30 milionë euro nga fondet publike për strehimin e studentëve shqiparë dyshohet se po përdoren për të akomoduar punëtorët e huaj të ardhur nga India, Afrika e Vietanami. Bëhet fjalë, pikërisht, për persona që nuk janë studentë.

Sipas një investimigi të "Fiks Fare", në këto ambiente akomoduhen persona që punojnë si shpërndarës për kompaninë Wolt, të cilët nuk janë studentë. Rasti ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje se si këto godinë të destinuara për studentët, janë vënë papritur në dispozicion të një subjekti, kompanie private.

Konkretisht, bëhet fjalë për 8 godina moderne pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës për ndërtimin e të cilave, janë shpenzuar 30 milionë euro. Disa vite pas ndërtimit, në ato godina gjen me pikatore studentë shqiptarë, pasi janë “pushtuar” nga studentë dhe punëtorë të huaj. Rezidenca Studentore Nr.1, ose siç njihet ndryshe Qyteti Studenti, ka lidhur kontratë me universitete private dhe një firmë private për t’i dhënë me “koncesion” godinat.

Sipas raportimit, aktualisht vetëm 2 godina janë me studentë shqiptar, të tjerat janë me të huaj, dhe...jo studentë.

Strehimi i punëtorëve të huaj, në vend të studentëve

Lidhur me këtë rast, administratori i kampusit, Edmond Muhametaj, ka deklaruar se marrëveshja është lidhur nga drejtoria e Qytetit Studenti. Ai ka paralajmëruar kallëzim penal për administratorin e kompanisë "Fenix" që sjellë punëtorët e Wolt-it dhe drejtorin e tij për regjsitrime fiktiv. Kjo pasi, dyshohet se kompania në fjalë që ka marrë në administrim godinën numër 2, strehon punëtorë të huaj. 

Sipas investigimit, marrëveshjet janë firmosur nga drejtori Olsi Shahini, i cili ka firmosur përdorimin e godinave për punëtorët e huaj, përveç studentëve. Ndërsa pretendohet se këto marrëveshje janë zhvilluar dhe firmosur pa ankande apo tendera.

Gjithashtu, ky rast ngre dyshime për regjistrime fiktive të punëtorëve në konvikte, ndërsa regjistrimi i tyre në konvikte kërkon verifikim nëse kemi të bëjmë apo jo me trafikim të tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB