Aktualitet

Skandali me Raiffeisen Bank! Publikohen shifrat, klientëve u zhvaten 500 deri në 1 mijë euro nga llogaria

Konkretisht ai ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë dhe pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë të reja (500 mijë lekë të vjetra).

F.I
Skandali me Raiffeisen Bank! Publikohen shifrat, klientëve u zhvaten 500
mesazhet e qytetarëve

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga denoncimi i klinetëve të Raiffeisen Bank në Tiranë, të cilët kanë njoftuar se po përballen edhe me vjedhje të para nga llogaritë e tyre bankare. Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 deri në 1000 euro.

Në mesazhet e bankës të ndara nga një qytetari, raportohet se i janë marrë 50 mijë lekë ose mbi 500 euro. Klienti i Raiffeisen Bank kishte një balancë prej 100 mijë lekësh në llogarinë e tij, nga transaksioni i fundit. Konkretisht ai ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë dhe pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë të reja (500 mijë lekë të vjetra).

Ndërkohë dhjetra qytetarë të tjerë kanë denoncuar në rrjetet sociale të njëjtin fenomen, ku atyre u rezultojnë të marrë nga llogaritë e tyre shuma nga 500 deri në 1 mijë euro.

Skandali me Raiffeisen Bank! Publikohen shifrat, klientëve u zhvaten 500

Skandali me Raiffeisen Bank! Publikohen shifrat, klientëve u zhvaten 500

Skandali me Raiffeisen Bank! Publikohen shifrat, klientëve u zhvaten 500

Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen. “Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës./ZËRI

Poll

MOS HUMB