Aktualitet

Skemat piramidale online! Plasin 'memet' në rrjet, kush është Kevin? Komentuesit: Na i mori 2 mln...gol 30 mln shqiptarëve

Vetë përdoruesit e këtyre platformave apo 'lojës' që qëndron pas saj, kanë zbuluar edhe një nga personat që dyshohet të jetë ideatori i kësaj skeme.

F.I
Skemat piramidale online! Plasin 'memet' në rrjet, kush
Mr. Kevin

TIRANË-Rrjeti po 'zien' nga memet pas raportimeve për dy platformat TXEX dhe XEUX, të cilat paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta me synim zhvatjen e shqiptarëve. ZËRI raportoi më herët se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para është gati 6 mijë. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë, vende të cilat tashmë mbulojnë titujt e memeve në Tik Tok. 

Vetë përdoruesit e këtyre platformave apo 'lojës' që qëndron pas saj, kanë zbuluar edhe një nga personat që dyshohet të jetë ideatori i kësaj skeme. Komentuesit i referohen si Mr. Kevin, duke treguar dhe shifrat që kanë investuar. Ashtu siç raportuam, komentuesit tregojnë se përdoruesve iu kërkohen 400 ustd (dollar) për të riaksesuar lojën, por humbjet janë nga 2 mijë e lart.

'Thank you Mr.Kevin legjenda na i more dy mijë kot..'-shkruan një komentues.

'Pooo i bëri golin nja 30 milion euro shqiptarëve,-shkruan një tjetër.

'Janë mashtrime shko tërhiqi sa ke mundësi, mua më humbën dy mijë...'-paralajmëron një tjetër.

Skemat piramidale online! Plasin 'memet' në rrjet, kush

Skemat piramidale online! Plasin 'memet' në rrjet, kush

Skemat piramidale online! Plasin 'memet' në rrjet, kush

Të tjerë falenderojnë Kevin, dhe i kërkojnë llogari për lekët që kanë humbur. Dyshohet se ideatori i kësaj skeme është një shtetas kinez, por deri më tani, për autoritetet shqiptare është tejet e vështirë identifikimi i tij, për shkak të përdorimit të kanaleve në telegram dhe mungesës së gjendshmërisë.

ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku është hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i qytetarit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë. Qytetari që ka mbushur portofolin dixhital me “ustd” është i lirë që të nisë investimin në platformë./ZËRI

Poll

MOS HUMB