Aktualitet

SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k.

F.I
SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e
Eduart Kapri

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbritet në 1 vit.

Sipas SPAK rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit. 

Kompania kishte administrator Gëzim Kaprin, vëllain e ish-kryebashkiakut. Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK bën me dije se në vitin 2009, kompania "Gedi sh.p.k.," kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e një kompleksi banimi. Leja ishte dhënë për 1 kat nëntokë, 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi. Asokohe (pra në vitin 2009), administrator i kësaj shoqërie ishte vetë Eduart Kapri. 

Afati për lejen e ndërtimeve ishte dhënë deri në vitin 2014, por kompania kishte kërkuar shtyrje të afatit, kërkesë që ishte refuzuar nga ana e Bashkisë. Nga ana e kompanisë ishte bërë ankesë pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, por paralelisht Kapri ishte zgjedhur në krye të Bashkisë së Pogradesit. Tashmë me postin e ri, Kapri lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe shtesë në ndërtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB