Aktualitet

Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron përdorimin e tyre: Janë të lejuara, por…

Ndërkohë, Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve disa prej të cilëve kanë pësuar fraktura.

zh.ll
Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron
skender hita

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë sot në një konferencë për mediat duke folur për situatën e krijuar lidhur me protestat. I pyetur për përdorimin e plumbave të gomës nga ana e policisë gjatë ditës së sotme, Hita u shpreh se janë mjete që lejohen. Hita ka sqaruar policia i ka përdorur në mënyrë të kufizuar, sipas tij, si në të gjithas vendet e BE-së.

Ndërkohë, Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve disa prej të cilëve kanë pësuar fraktura.

“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim. Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta", deklaroi Hita.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjatë protestës që po zhvillohej në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesti pretenduan se ishin qëlluar nga policia me plumba gome, duke treguar për kamerat edhe pamjet e lëndimeve që kishin pësuar. Në një moment, një polic u filmua duke përdorur një armë që qëllon me fishekë gome./ZËRI

Poll

MOS HUMB