foto nga sheshi skenderbej
TIRANË- Prania e shtuar e forcave të policisë në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe shoqërime masive të qytetarëve. Furgona dhe automjete policie kanë hyrë në shesh ndërsa dhjetëra efektivë kanë nisur shoqërimin e personave të pranishëm. Sipas informacioneve, gjatë ndërhyrjes disa qytetarë janë dhunuar nga punonjësit e policisë.
View this post on Instagram
Situata është përshkallëzuar më tej teksa efektivët janë shpërndarë në zona të ndryshme. Ndërkohë, protestuesit janë larguar në drejtime të ndryshme, në përpjekje për t’iu shmangur ndalimeve nga policia./ZËRI
Poll