Aktualitet

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë (VIDEO)

Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik.

zh.ll
Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në terren kanë përqendruar kontrollet në Durrës dhe Lezhë, kundër evazionit fiskal në tregun imobiliar dhe subjektet ndërtuese. 

Administrata Tatimore njoftoi se kontrollet e kryera, në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit, kanë identifikuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, si dhe parregullsi në deklarim dhe në dokumentimin e aktivitetit ekonomik.

Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik.

Siç bën me dije Drejtoria e Hetimeve, si në Tiranë, Vlorë, Sarandë, edhe në Durrës e Lezhë janë evidentuar raste të evazionit fiskal në vlera të larta. Shitje të padeklaruara, përdorim i dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara financiare, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore nga ana e subjekteve imobiliare dhe ndërtuese.

Hetimi vijon me analizimin e mëtejshëm të deklarimeve të subjekteve, për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave përmes të dhënave të siguruara nga njësitë kompjuterike të sekuestruara, ku rezulton se janë kryer shitje në cash, bonuse të paguara cash, si dhe praktika të tjera në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Administrata Tatimore bën me dije se kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe tregun imobiliar do të intensifikohen dhe do të shtrihen në mbarë territorin e vendit në funksion të formalizimit të pagave dhe rritjes së pensioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB