Aktualitet

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës

Pas ndihmës së parë mjekësore, Daniel Pikuli është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

F.I
Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një person,
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në bark mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës. Pas ndihmës së parë mjekësore, Daniel Pikuli është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punonet për zbradhjen e rastit si dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes".

Poll

MOS HUMB