viktima Endri Goxhaj
MEMALIAJ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Endri Goxhaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, i cili ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga shtetasi inicialet D.N.
Krimi ka ndodhur para lokalit të shtetasit S.K, afër qendrës së Memaliajt. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur.
Poll