Aktualitet

'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë në GJKKO: Dua të jem në sallë krah avokatit

Meta kërkon që të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallën e gjyqit.

F.I
'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë
Ilir Meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Përmes përfaqësuesit të tij ligjor Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallën e gjyqit. Kjo është kërkesa e dytë në GJKKO për këtë çështje.

'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë

'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë

'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë

'Mos më mbani në kafaz...'! Ilir Meta kërkesë

Meta akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB