Politikë

Takimi me banorët që preken nga "TID" në Durrës, Rama: Projekti s'do të ndalet, por ramë dakord për...(VIDEO)

Mësohet se sot po zhvillohet edhe një takim në ambientet e Bashkisë, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për të diskutuar mbi këtë projekt.

zh.ll
Takimi me banorët që preken nga "TID" në Durrës,
edi rama

DURRËS- Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti "TID", kanë vijuar edhe këtë të shtunë protestën e tyre përpara dyerve të bashkisë. Paraditen e sotme, banorët janë ftuar në një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama, për të folur për projektin.

Mbi 2 orë brenda ambienteve të bashkisë, ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët. Pas takimit, kreu i qeverisë është ndalur për mediat, ku është shprehur se është rënë dakord mes palëve për mënyrën se si do të vijojë puna. Rama ka deklaruar se projekti nuk do të ndalet, por do të bëhet një verifikim i pronave, fillimisht. 

“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie. Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës.”, tha Rama për mediat.

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Durrësit për projektin që ata e kundërshtojnë tashmë prej ditësh, në protesta.  

Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh. Banorët kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB