Aktualitet

Tensione në KLP! 'Kush je ti...' Stojani debat me tone të larta me kryetaren: S’ka gjë më ordinere, je çmendur

Shkak i debatit u bë një vendim i marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit

F.I
Tensione në KLP! 'Kush je ti...' Stojani debat me tone të
mbledhja ne KLP

TIRANË-Seanca e datës 30 prill në Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është zhvilluar mes toneve të larta dhe debateve të tensionuara. Shkak i debatit u bë një vendim i marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit, ndërsa kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani kërkoi rikthimin e tij për shqyrtim. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga anëtari Sokol Stojani, gjë që solli edhe përplasjet mes tyre.

Debati:

Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh

Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?

Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim!

Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.

Bogdani: Unë po sabotoj?!

Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.

Bogdani: Do të mbaj!

Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.

Bogdani: Në litar do më varësh, e di..

Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere.Jo,joo.. A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual

Bogdani: Po është diskutim. Në qoftëse ti…

Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…

Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani; Po kush je ti që vë në diskutim moj?

Bogdani: Po rrëzoje o burrë..

Stojani: Po nuk rrëzohet moj…

Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..

Linku i audios së mbledhjes së KLP: Kliko këtu

Poll

MOS HUMB