Politikë

Rama viziton bizneset e dëmtuara nga protesta: Bëni ankim te 'Dëmi im' në e-Albania! I çmoj studentët, do jemi pranë tyre

Rama u ndal edhe tek studentët, për të cilët deklaroi se i respekton ata dhe zëri i tyre do të dëgjohet me respekt.

F.I
Rama viziton bizneset e dëmtuara nga protesta: Bëni ankim te
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në terren duke inspektuar dëmet e bizneseve të vogla në kryeqytet, si pasojë e trazirave gjatë protestave të studentëve. Nga një subjekt i shkatërruar, Rama njoftoi se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve. Kreu i qeverisë deklaroi se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre.

Edi Rama:Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet 'Dëmi im' dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni. Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve. Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.

Teksa deklaroi se qeveria do të mbështesë familjet dhe bizneset e prekura, Rama u ndal edhe tek studentët, për të cilët deklaroi se i respekton ata dhe zëri i tyre do të dëgjohet me respekt. Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të lejojë që të rrezikohet askush, duke pretenduar se sërish se pas studentëve, qëndrojnë duar të huaja.

Edi Rama: I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja. Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira. Të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë bashkë me këtë qeveri të shumicës, që ka të qartë mandatin e saj, atë të Shqipërisë së vitit 2030.

Poll

MOS HUMB