Aktualitet

Theu me grusht xhamat e autobusit, arrestohet 33-vjeçari, Policia: Shkak sherri me shoferin

33-vjeçari aukuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”

F.I
Theu me grusht xhamat e autobusit, arrestohet 33-vjeçari, Policia: Shkak
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku një person shihet duke thyer xhamat e një autobusi në Tiranë. Ngjarja ndhodhi gjatë pasdites së 20 gushtit në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet se pas një konflikti midis 33-vjeçarit dhe drejtuesit të autobusit, i riu ka thyer xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij. Blutë njoftojnë se 33-vjeçari është arrestuar dhe aukuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njofimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke thyer xhamat e një autobusi, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. K., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë pasdites së djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, e ka fyer atë, ka bërtitur dhe më pas ka thyer me grushte, xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB