Aktualitet

'Kërcet' grushti edhe në veri! Rojet private të "Ara Club" në Shëngjin përplasen me klientët

Në eventin ku ishte parashikuar të performonin artistët e njohur Ledri Vula dhe Era Istrefi, atmosfera festive u kthye në 'arenë boksi' në dyert e "Ara Club".

F.I
'Kërcet' grushti edhe në veri! Rojet private të
PAMJE NGA NGJARJA

SHËNGJIN-'Bodigardët' janë kthyer kryefjala e sezonit veror, ku pas dhunës në 'Orange Club' dhe vrasjes në 'Principotes', një përplasje e dhunshme është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të 20 gushtit edhe në klubin e njohur "Ara Club" në Shëngjin. Protagonistë janë bërë sërish rojet private të sigurisë.

Në eventin ku ishte parashikuar të performonin artistët e njohur Ledri Vula dhe Era Istrefi, atmosfera festive u kthye në 'arenë boksi' në dyert e "Ara Club". Në pamjet e ndara nga JOQ Albania, shihet momenti kur një prej truprojave të clubit dhe një klient dhunohen me grushta mes njëri-tjetrit në korridorin hyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga drejtuesit e klubit për shkaqet që çuan në këtë përplasje.

Pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil, ZËRI u kushtoi një artikull përmbledhës 'të fortëve' të kompanive private të sigurisë, ku në vend të sigurisë dhe mbrojtjes, ofruan dhunën.

Poll

MOS HUMB