Aktualitet

'Tiranathlon' të dielën në kryeqytet! Paralizohet Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

Për shkak të aktivitetit më 27 shtator do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të kryeqytetit.

M.K.
'Tiranathlon' të dielën në kryeqytet! Paralizohet
TIRANE

TIRANË- Tirana do të presë këtë të diel garën sportive 'Tiranathlon', e cila do të zhvillohet pranë Liqenit të Farkës dhe do të përfshijë disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapimit.

Për shkak të aktivitetit më 27 shtator do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të kryeqytetit. Sipas planit të masave të hartuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00.

Ndryshimet në qarkullim do të prekin zonën e Farkës aksin pranë TEG-ut dhe segmente që lidhin këtë zonë me Shkozën. Edhe disa linja të transportit urban do të devijohen ose pezullohen përkohësisht gjatë zhvillimit të garës. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha akset e përfshira në planin e masave.

Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:

- Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. 

- Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. 

- Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

- Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. 

-  Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB