Aktualitet

Trafikoi tonelata me drogë drejt BE-së, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari me dy mbiemra i kërkuar nga GJKKO

Sipas bluve, Edson Jozëik alias Edson Pjetri, akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

zh.ll
Trafikoi tonelata me drogë drejt BE-së, ekstradohet nga Belgjika
Foto ilustruese

TIRANË- Një 41-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika. Sipas bluve, Edson Jozwik alias Edson Pjetri, akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Në maj të vitit të kaluar, GJKKO i caktoi masën "arrest me burg", për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimi i parave dhe gruo i strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK, dyshohet se 41-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg kanabis, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi:

Interpol Tirana/ Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.

Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Poll

MOS HUMB