VLORË- Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës, ku përveç problematikave me përmbytjet dhe qarkullimi, situatë e vështirë raportohet edhe në port. Mëngjesin e kësaj të marte, trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin ka dalë në radë.
Ky traget ka dalë në det të hapur për të shmangur përplasjet qe mund të shkaktohen me kalatën e portit detar si rrjedhojë e erës bregdetare. Nga ora 07:00 deri në orën 10:30, trageti, i cili ka 174 pasagjerë në bord, vijon të qëndrojë në radë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Ndërkohë që lundrimi detar vijon të mbetet pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë./ZËRI