Aktualitet

Lumi Drojë del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Kurbin, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje.

zh.ll
Lumi Drojë del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Kurbin,
kurbin

KURBIN- Reshjet e shiut kanë vërshuan edhe në Bashkinë e Kurbinit, ku raportohen probleme në banesa dhe qarkullimin e rrugëve. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje.

Lumi Drojë ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje të disa banesave në tre lagje të fshatit Drojë. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren, ndërsa deklaroi se situata është nën monitorim, 

“Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë. Reshje të shumta në kohë shumë të shkurtër. Një ndër zonat problematike është në fshatin Zhej ku po bëjmë dhe ndërhyrje për shkak të prurjeve të menjëhershme të përrenjve nga malet. Në koordinim me bordin e kullimit në Lezhë, po ndërhyjmë dhe me mjetet e bashkisë. Problem kemi pasur argjinaturën e lumit Droji. Dhe atje kemi mjete që po ndërhyjmë. Këto janë pikat kryesore. E kemi nën monitorim gjithë situatën”, tha Majlinda Cara.

Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut. Menjëherë nga Bashkia e Kurbinit janë dërguar mjete për izolimin e argjinaturës ku dhe kanë patur probleme nga dalja e ujërave./ZËRI

Poll

MOS HUMB