Bota

Tragjedi për familjen shqiptare në Bolonja: 12-vjeçari bie nga kati i tetë dhe humb jetën (EMRI)

Sipas informacioneve, adoleshenti ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokët e tij, kur ndodhi aksidenti fatal.

l.k
Tragjedi për familjen shqiptare në Bolonja: 12-vjeçari bie nga
Pallati ku ndodhi ngjarja dhe viktima Louis Pisha

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pasi ra nga kati i tetë i një pallati. Viktima është identifikuar nga autoritetet italiane si Louis Pisha. Sipas informacioneve, adoleshenti ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokët e tij, kur ndodhi aksidenti fatal.

Tragjedi për familjen shqiptare në Bolonja: 12-vjeçari bie nga
Foto nga vendngjarja

Sipas policisë së komisariatit Santa Viola, i mituri ka hipur mbi një dritare plastike transparente në çati, e cila u thye papritur dhe ai ra poshtë. Louis ra nga kati i tetë i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti.

Menjëherë u njoftuan familjarët e tij, ndërsa mësohet se nëna e 12-vjeçarit ka rënë pa ndjenja kur ka mësuar se djali i saj ishte viktimë e aksidentit. Policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit fatal./ZËRI

Poll

MOS HUMB