Bota

Avioni amerikan F-15 i rrëzuar, forcat iraniane thirrje qytetarëve: Mos e keqtrajtoni pilotin nëse e gjeni

Forcat e armatosura të vendit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë keqtrajtim ndaj pilotit të avionit të rrëzuar F-15E nëse ai gjendet.

l.k
Avioni amerikan F-15 i rrëzuar, forcat iraniane thirrje qytetarëve:
Avioni i rrëzuar F-15E në Iran

IRAN- Teksa në Iran po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nga SHBA për pilotët amerikanë të rrëzuar me avionët e tyre luftarakë, edhe autoritetet iraniane kanë nisur punën për gjetjen e tyre.

Përmes televizionit ushtarak iranian IRIB, forcat e armatosura të vendit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë keqtrajtim ndaj pilotit të avionit të rrëzuar F-15E nëse ai gjendet.

"Shumë njerëz në Iranin jugperëndimor nxituan me automjete private në zonën përreth vendit të rrëzimit të avionit luftarak amerikan për të arrestuar pilotin. Forcat e armatosura iraniane i bënë thirrje publikut të mos lejojë që askush të keqtrajtojë pilotin," thuhet në videon e shpërndarë nga IRIB.

Të premten, autoritetet iraniane njoftuan se kishin rrëzuar dy avionë luftarakë amerikanë në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad dhe në Gjirin Persik./ZËRI

Poll

MOS HUMB