Aktualitet

Tragjedi rrugore në Greqi! Humbën jetën në aksidentin në Kretë, publikohen FOTOT e dy shqiptarëve (EMRAT)

Sipas mediave greke, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë kur, për shkaqe që mbeten ende nën hetim, humbën kontrollin e mjetit, dolën nga rruga dhe u përplasën me barrierat metalike anësore.

zh.ll
Tragjedi rrugore në Greqi! Humbën jetën në aksidentin
Edison Xhaka dhe Aleksandër Toçila

GREQI- Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e djeshme në ishullin e Kretës, në Greqi, ku dy shtetas shqiptarë humbën jetën pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.

Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28-vjeç, nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34-vjeç, nga Gramshi, të cilët prej vitesh jetonin dhe punonin në zonën e Kissamosit.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në aksin rrugor Kissamos-Hania, pranë Kolymbarit. Sipas mediave greke, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë kur, për shkaqe që mbeten ende nën hetim, humbën kontrollin e mjetit, dolën nga rruga dhe u përplasën me barrierat metalike anësore.

Përplasja fortë ka rezultuar fatale, duke iu shkaktuar plagë të rënda që nuk arritën t'u mbijetonin. Sipas raportimeve, edhe pse ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe i transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Hanias, të dy shqiptarët nuk arritën t'u mbijetonin dëmtimeve.

Komuniteti shqiptar në Kretë është tronditur nga humbja e dy të rinjve, të cilët njiheshin si persona punëtorë dhe të respektuar në zonën ku jetonin dhe punonin prej vitesh.

Në një reagim zyrtar, Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel" shprehu ngushëllimet për familjet e dy viktimave, duke theksuar se komuniteti ka humbur dy bashkatdhetarë të vlerësuar.

"Është një ngjarje e rëndë, e cila na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Edisoni ishte një djalë punëtor, i respektueshëm, me ëndrra për të ardhmen, të cilat iu ndërprenë në mes, duke lënë të hidhëruar familjarët, shoqërinë e tij, por edhe opinionin vendas. Sigurisht që dhimbja është e njëjtë edhe për Aleksandrin, për familjen dhe miqtë e tij", thuhet në reagimin e shoqatës.

Tragjedi rrugore në Greqi! Humbën jetën në aksidentin
reagimi i shoqates

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike./ZËRI

Poll

MOS HUMB