Aktualitet

Tragjike në Greqi! Sherr me thika mes të rinjve, vritet 17-vjeçari shqiptar (EMRI)

Sipas mediave greke, i riu shqiptar u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i tij, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.

zh.ll
Tragjike në Greqi! Sherr me thika mes të rinjve, vritet
greqi-17vjecari shqiptar

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherr me thika me një shtetas grek. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një rrugë të Loutrakit.

Sipas mediave greke, i riu shqiptar, Aleks Vangjeli, u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i tij, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve. Në të njëjtën kohë, një 19-vjeçar grek u paraqit pranë spitalit të Loutrakit me plagë nga thika, por ai pretendoi se ishte plagosur në një aksident rrugor. Por, mjekët e trajtuan dhe konfirmuan se plagët ishin të shkaktuara nga thika dhe jo nga një aksident.

Policia greke po kryen hetime intensive për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa dyshohet se dy të rinjtë, 17-vjeçari dhe 19-vjeçari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një sherr për motive të dobëta. Ndërkohë, autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për të mbledhur dëshmi dhe për të kuptuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë incident./ZËRI

Poll

MOS HUMB