Aktualitet

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përfundon në lumë, 3 të vdekur. Shpëton fëmija

Sipas të dhënave paraprake, një makinë me pesë persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

k.m.

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përfundon në

SHKUP- Një aksident i rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave paraprake, një makinë me pesë persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Mediat bëjnë me dije se ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin makinën nga lumi bashkë me tre persona të pajetë. Në makinë ndodhej edhe një fëmijë 5 vjeç, i cili për fat të mirë shpëtoi, ndërkohë në mjet ishte dhe një person i pestë. Por trupi i këtij të fundit nuk është gjetur akoma.

Gjatë përmbysjes së makinës në lumin Vardar i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup. Ende nuk ka një informacion të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për pasagjerin tjetër që rezulton i zhdukur./ZËRI

Poll

MOS HUMB