Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri mjeti në Shkodër, pronari në burg

Sipas informacioneve, që prej kohës që ai është në burg, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin Rus në Shkodër.

k.m.

Qëllohet me armë zjarri mjeti në Shkodër, pronari në

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani të Shkodrës në sheshin Rus, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së Elvis Hoxhës, i cili ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”. Sipas informacioneve, që prej kohës që ai është në burg, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin Rus në Shkodër.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e Hoxhës dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

Poll

MOS HUMB