Aktualitet

Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e biznese

Degët e Raiffeisen Bank në Rrugën e Kavajës, në Bllokun e Ambasadave, tek ETC, Zogu I, dega 21 Dhjetori, dega Kamëz, Zogu i Zi, Abdyl Frashëri, Vila Gold, dega Durrës dhe Cashless Durrës do të jenë të mbyllura.

F.I
Trazirat në Tiranë! Pezullohen linjat e urbanëve, mbyllen banka e
pamje nga incidentet e 14 tetorit

TIRANË-Situata ka dalë jashtë kontrollit në Tiranë, mes trazirave të shkaktuara nga protesta e studentëve. Kaosi në rrugët e kryeqytetit ka sjellë pezullim të transportit publik në Tiranë e Kamëz për shkak të sulmeve ndaj urbanëve. Urbanët janë dëmtuar dhe s’mund të qarkullojnë.

Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e punonjësve dhe klientëve është prioritet kombëtar, ndaj një pjesë e degëve do të mbyllen dhe shërbimet do të merren përmes kanaleve digjitale.

Degët e Raiffeisen Bank në Rrugën e Kavajës, në Bllokun e Ambasadave, tek ETC, Zogu I, dega 21 Dhjetori, dega Kamëz, Zogu i Zi, Abdyl Frashëri, Vila Gold, dega Durrës dhe Cashless Durrës do të jenë të mbyllura.

Ndërkohë, degët e Intesa Sanpaolo Bank te Piramida, Rruga e Durrësit, e Elbasanit, Kavajës dhe Stacioni i Trenit, OTP Bank te Kullat Binjake, Bulevardi Zogu I dhe Karl Topia do të qëndrojnë përkohësisht të mbyllura, deri në një njoftim të dytë. Po ashtu edhe dega e Union Bank te Toptani apo ajo e ProCredit Bank te Zogu I kanë lajmëruar se nuk do të ofrojnë shërbime gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë më herët Gjykata e Apelit njoftoi largimin e personelit nga ambientet e institucionit për shkak të tensioneve dhe protestave në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB