
SHKODËR-Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Si pasojë e shpërthimit, raportohet vetëm për dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur në një automjet të parkuar, në pronësi të Alban Bushatit. Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se merret me tregtimin e fruta perimeve dhe nuk ka djeni se kush mund të jenë autorët.
“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”, ka deklaruar ai në polici.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht”-njofton policia.
Sipas unoformave blu të Shkodrës më përpara Bushati është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me këtë aktivitet. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ZËRI