
TIRANË- Një person është plagosur me thikë në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Bëhet me dije se një person me inicialet G.K është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se sherri ka nisur në një lokal, ndërsa Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kontrollet për kapjen e autorit. Po ashtu, janë marrë pamjet e kamerave nga ambienti i lokalit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia./ZËRI