Aktualitet

U kap 'mat' nga droni duke marrë Agasin, Shpataraku: Ika direkt Elbasan, u zura nga kurthi i moralit..ishte me shapka e kapele

Por pretendimi i tij rrëzohet, pasi në pamjet e dronit që mbante nën monitorim Agasin, Shpataraku me mjetin tip Audi A6 i ka shkuar tek vila në Shkozet dhe më pas kanë dalë të dy dhe janë nisur për në Elbasan.

F.I
U kap 'mat' nga droni duke marrë Agasin, Shpataraku: Ika direkt
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku

TIRANË-ZËRI ka siguruar dosjen hetimore të biznesmenit Ergys Agasi, i akuzuar nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t. Në dosje zbardhen dëshmitë e ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë bashkë me Ergys Agasin. Ish-zyrtari ka dhënë verisionin e tij lidhur me shoqërimin e Ergys Agasit me mjetin tip Audi A6, version i cili bie ndesh me raportin e monitorimit të SPAK. 

Si fillim izh-zyrtari pretendon se nuk e njeh Ergys Agasin, dhe sipas tij e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe se sipas Shpatarakut, personi kur ka hipur në makinë i është prezantuar me emrin "Berti". 

"po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi,"-deklaroi Shpataraku.

Por pretendimi i tij rrëzohet, pasi në pamjet e dronit që mbante nën monitorim Agasin, Shpataraku me mjetin tip Audi A6 i ka shkuar tek vila në Shkozet dhe më pas kanë dalë të dy dhe janë nisur për në Elbasan. Sa i përket raportit, Shpataraku ka deklaruar se nuk është i saktë.

I pyetur për itinerarin e lëvizjes pasi kishte marrë automjetin, deklaroi: “Pasie mora shkova direkt në Elbasan.” I pyetur nëse ishte ndaluar gjatë rrugës, deklaroi: “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.”

Shpataraku shpjegon se nuk e ka njohur se kush ishte personi që ka marrë në makinë rrugës dhe se vetëm më vonë ka kuptuar se ishte Ergys Agasi. Ai shpjegon se rrugës në Elbasan dikush në rrugë i ka ngritur dorën dhe se i zënë nga kurthi i moralit e ka marrë në makinë, pasi i ka folur shqip dhe e ka kuptuar se ishte shqiptar, duke shtuar se ishte me shapka, pantallona të shkurtra, memjekër dhe kapele. Pasi udhëtari e ka pyetur ku po shkon dhe Agasi i është përgjigjur se po shkonte në Durrës, ai ka hyrë në makinë për ta çuar deri në Durrës.

GJKKO vendosi masën 'arrest me burg' për ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpataraku, i cili ndodhet në burgun e Peqinit. Shpataraku u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, ndërsa i është hequr leja e armës dhe i është sekuestruar arsenali që mbante në banesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB