Aktualitet

Anëtar i grupit të Laert Haxhiut/ Akuzohej se siguroi kushtet për të kryer vrasje, Kristi Bixheku lirohet nga qelia

Një ditë në paraburgim për Bixhekun është përllogaritur si një ditë e gjysmë burg dhe në 24 shtator dënimi prej 28 muajsh i caktuar ndaj tij, sipas Apelit të GJKKO-së ishte përfunduar.

F.I
Anëtar i grupit të Laert Haxhiut/ Akuzohej se siguroi kushtet për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kristi Bixheku, anëtar i grupit të Laert Haxhiut, i aluzuar për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, është liruar nga qelia. 

Apeli i GJKKO-së bën të ditur se Bixheku e ka përfunduar dënimin e caktuar nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme. Për të pandehurin Kristi Bixheku, togat e zeza dhanë një dënim fillestar prej 3 vitesh e 6 muajsh burg, i cili me aplikimin e gjykimit të shkurtuar zbret përfundimisht në 2 vite e 4 muaj burg.

Një ditë në paraburgim për Bixhekun është përllogaritur si një ditë e gjysmë burg dhe në 24 shtator dënimi prej 28 muajsh i caktuar ndaj tij, sipas Apelit të GJKKO-së ishte përfunduar.

30-vjeçari u ekstradua në mars të 2025 nga Holanda, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 31 dhjetor të 2022 vendosi tritol në shtëpinë e Bujar Turkut. Po ashtu, Bixheku është arrestuar më parë, pasi dyshohej se në bashkëpunim me Lulzim Spahijan, ekzekutuan 25-vjeçarin Fridman Xhaferri. 25-vjeçari u gjet i mbytur më 13 qershor 2021 në rezervuarin e Gjançit nga një banor i zonës. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune në trup dhe në kokë. Ai u gjet me duar të lidhura. Po ashtu ai akuzohej edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida.

Bixheku nuk e pranoi asnjëherë krimin, ndërkohë që ngjarja dyshohej për prishjen e pazareve të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB