Aktualitet

U korruptua me një çantë? ASCAL merr në mbrojtje zyrtaren e arsimit: Ka qenë në Britaninë e madhe

E.K
U korruptua me një çantë? ASCAL merr në mbrojtje zyrtaren
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë mohoi përfshirjen në skandal të Kryetares së Bordit të Akreditimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për të cilën në dosjen e autoriteteve italiane thuhej se ishte korruptuar me një çantë Luis Vuitton për Kolegjin në Tiranë.

Në reagimin thuhet gjithashtu se “përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL”.

Prokuroria e Tiranës, njoftoi dje nisjen e hetimit për skandalin me shitjen e diplomave, që sipas tyre ka filluar që prej sinjalizimeve të para që janë marrë nga autoritetet italiane në muajin korrik. 9 të arrestuarit nga autoritetet italiane, të cilët i cilëson si grup kriminal, jepnin certifikata dhe diploma false, kundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit, që kërkohej nga ana e përfituesve. Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çifti i i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të cilët duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan./ZËRI 

Poll

MOS HUMB