Aktualitet

U pezullua nga detyra, dyshohet se Vlora Hyseni i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit (AKUZAT)

Sipas burimeve, kontrollet janë shtrirë në disa banesa të zyrtarëve, emrat e të cilëve dyshohet se lidhen me një prej fraksioneve të dosjes së AKSHI-t, konkretisht me hetimet ku është përfshirë edhe Ergys Agasi.

zh.ll
U pezullua nga detyra, dyshohet se Vlora Hyseni i çoi informacione
vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK të nisur mëngjesin e kësaj të marte, në kuadër të hetimeve që lidhen me AKSHI-n.

Sipas burimeve, kontrollet janë shtrirë në disa banesa të zyrtarëve, emrat e të cilëve dyshohet se lidhen me një prej fraksioneve të dosjes së AKSHI-t, konkretisht me hetimet ku është përfshirë edhe Ergys Agasi. 

Në fokus të hetimit është edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Po sipas burimeve, një prej dyshimeve që po verifikohet nga hetuesit është se Hyseni i ka përcjellë informacione shtetërore Ergys Agasit.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me personat dhe rrethanat që janë në fokus të këtij aksioni të SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB