Aktualitet

"U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave", gjyqatari Smith: Anëtarë të UÇK-së i dhunuan brutalisht...

Smith parashtroi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së.

F.I
"U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385
Charles Smith

HAGË-Trupi gjykues në Hagë po rendit provat e shqyrtuara gjatë procesit, duke raportuar lidhur me atë që supozohet se ka ndodhur me personat e ndaluar nga ish komandantët e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Gjykatësi Charles Smith deklaroi se në kuadër të hetimit është vërtetiar se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave. Smith parashtroi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së.

Gjykatësi Charles Smith: Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre  pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie  mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra të ndryshme ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, kontribuan në krijimin e tyre dhe i mbajtën ato në kushte çnjerëzore ndalimi. Të ndaluarit u mbajtën në vende e lloje të ndryshme ndërtesash, përfshirë edhe ndërtesa që ishin shkolla etj. Shumë nga anëtarë e UÇK-së të përfshirë në ndalimin e tyre i keqtrajtuan fizikisht të ndaluarit. Në vende të ndryshe, anëtarët e UÇK-së i godisnin rregullisht me shkelma dhe i rrihnin brutalisht dhe vazhdimisht të ndaluarit, duke përdorur ndër të tjera qytat e pushkëve, shkopinj të ndryshme etj…

Poll

MOS HUMB