BURREL- Përmbytjet në të gjithë vendin kanë lënë pas pasoja të mëdha, kryesisht dëmtime në infrastrukturë, duke penalizuar qarkullimin e automjeve. Situatë problematike paraqitet në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit, e cila është dëmtuar totalisht për shkak të shembjeve masive.
Aktualisht, unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është momentalisht jashtë funksionit pasi ka pësuar 4 shembje. Trupi i trasesë ka pësuar 2 dëmtime në anën perëndimore të saj, duke e bërë të pakuleshëm si për banorët ashtu edhe për automjetet. Ndërkohë, banesat janë ende në rrezik pasi vijon të ketë shembje të rrugës.
Visualizza questo post su Instagram
Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve. Një vlerë prej rreth 128 milionë lekë të reja është investuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për rikonstruksionin total të Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit. Projekti, i nisur një vit më parë, po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë./ZËRI