Aktualitet

Vajza e ish-ministrit Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Begaj vulos dekretin

Vendimi për heqjen dorë nga shtetësia është dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

F.I
Vajza e ish-ministrit Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare,
Deborah Beqaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË-Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Vendimi për heqjen dorë nga shtetësia është dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duke i hapur zyrtarisht rrugë përfundimit të procedurës përkatëse për Deborah Beqajn.

Vajza e ish-ministrit Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare,
VENDIMI

Vendimi vjen vetë pak ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, u lirua nga qelia. Ilir Beqaj ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj tij vijojnë procedurat në kuadër të hetimeve të drejtësisë.

Beqaj mbahej në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

Poll

MOS HUMB