KAMËZ-ZËRI ka siguruar momentin kur dy autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz largohen me motor pas ngjarjes. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur dy autorët dalin nga argjendaria me skafanda në kokë dhe largohen pas grabitjes me motor. Në imazhe njëri prej tyre shihet me armë të tipit kallash në dorë, ndërsa tjetri mban qesen e zezë me bizhuteritë e grabitura në argjendari.
View this post on Instagram
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ku dy persona të maskuar ende të paidentifikuar kanë hyrë me armë zjarri në ambjentet e argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve./ZËRI