
TIRANË- Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën dentare 'Health Dental' në Rrugën e Kosovarëve. 63-vjeçari e kishte kryer operacionin më datën 20 maj dhe dy ditë pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ishte paraqitur për mjekim në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Pavarësisht ndihmës mjekësore që pacienti italian ka marrë në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm më 24 maj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku kanë marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës, ndërkohë që dosja i ka kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.