Aktualitet

VIDEO/ Hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë, shkak protesta e opozitës

Në pamjet e publikuara, vihen re punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet përreth godinës qeveritare, për të shmangur incidentet e mundshme gjatë tubimit.

l.k
VIDEO/ Hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë, shkak protesta e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Vetëm disa orë para protestës së lajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet sot, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të ruajtur zbukurimet festive pranë Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara, vihen re punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet përreth godinës qeveritare, për të shmangur incidentet e mundshme gjatë tubimit. Protesta e thirrur nga opozita pritet të nisë në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa policia ka publikuar që në mëngjes planin e masave për devijimin e rrugëve dhe mbarëvajtjen e protestës.

Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Rasti më i fundit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërkohë, kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin me qëllim arrestimin e Ballukut ka nxitur edhe më shumë përplasjet mes dy kampeve politike.

Protesta e sotme pason tubimet e zhvilluara që prej muajit nëntor, në atë që opozita e ka quajtur “Foltore” para Kryeministrisë, e cila mbahet çdo të hënë, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë mbajnë fjalën e tyre në podium. Lideri demokrat, Sali Berisha, është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB