Aktualitet

VIDEO- Të heshtur dhe me lot në sy, shokët e skuadrës së 14 vjeçarit që u vra me thikë mblidhen së bashku

Shokët e tij të skuadrës janë mbledhur sonte, por pa të.

I.F
VIDEO- Të heshtur dhe me lot në sy, shokët e skuadrës
Viktima Martin Cani

TIRANË- 14-vjeçari që mbeti viktimë e konfliktit që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ishte pjesë e klubit të Dinamos U-14. Shokët e tij të skuadrës janë mbledhur sonte, por pa të.

Fatkeqësisht ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes, ende pa filluar… Shokët e tij të skuadrës janë mbledhur sot për stërvitjen e përditshme, por ndryshe nga më parë, ata janë ulur të gjithë në heshtje dhe me lot në sy.

Së bashku me anëtarët e skuadrës ndodhet dhe trajneri i tyre, Egert Bakalli, i cili mundohet t’i ngushëllojë dhe t’i këshillojë.

“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë, tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, shprehet Bakalli.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB