Aktualitet

Ekstradohen dy persona nga Gjermania e Italia, njëri dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka

Nga Itali është ekstraduar 50-vjeçari Ilia Ndoka, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

F.I
Ekstradohen dy persona nga Gjermania e Italia, njëri dhëndri i
Ilia Ndoka

TIRANË-Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Konkretisht nga Gjermania është rikthyer në atdhe, një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Flavoi Merkuri në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë. 

Ndërkohë nga Itali është ekstraduar 50-vjeçari Ilia Ndoka, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ilia Ndoka akuzohet për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sipas dosjes së SPAK, e koduar me emrin "Revanshi", Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike. Në dosje është dokumentuar fakti që i arrestuari është personi përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu, Ndoka del edhe si personi që fitimet nga shitja e drogës i dërgon në Shqipëri, ndërsa një pjesë tjetër e investonte në biznese të ligjshme në Itali.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.

Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./ZËRI

Poll

MOS HUMB