Aktualitet

Përcillet sot për në banesën e fundit Ilaria Sula! Çfarë dihet deri tani rreth krimit makabër

22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni

F.I
Përcillet sot për në banesën e fundit Ilaria Sula!
Mark Simson dhe Ilaria Sula

ITALI-Shqiptarja Ilaria Sula, e cila u vra më mënyrë makabre nga ish-i dashuri filipines Mark Simson, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ka qenë babai i Ilarias, Flamur Sula që ka dhënë lajmin se 22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni.

“Të dashur miq dhe të afërm, ju informoj me keqardhje të skajshme se varrimi i të dashurës sonë Ilaria do të bëhet të hënën më 7 prill në orën 14:00. Kortezh do të niset në këmbë nga shtëpia në Viale dello Stadio, 5 dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë. Faleminderit atyre që duan të marrin pjesë.”- thuhet në njoftim.

Hetimi

Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do të dalë para gjyqit pasi dyshohet për fshehje të trupit të viktimës. Djali, autori i vrasjes gjatë rrëfimit të tij ka deklaruar se “gjithçka e ka bërë vetë”, por hetuesit kanë dyshime për "ndihmën" e ofruar nga e ëma e tij. Mbrojtja e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome po kërkon vlerësimin psikiatrik. Nëna e Samsonit, Nosr Manlapaz pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe e ka parë të vdekur. Ajo më pas dyshohet se kandihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit që ndodhi në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane. 

Roli i prindërve

Hetuesit po hetojnë rolin e të dy prindërve në këtë vrasje. Fillimisht ata të dy konfirmuan se nuk ishin larguar kurrë nga shtëpia natën e 25 marsit. Babai më pas ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ai ishte jashtë deri të nesërmen. Hapësira boshe të cilat mbeten edhe në rrëfimin e djalit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë shqiptaren pasi ka zbuluar disa mesazhe në Tinder që viktima ka marrë nga një djalë tjetër.

Dëshmia e shkout të autorit

Shoku i Mark Samson, ka deklaruar se atë natë gjithçka i ishte dukur normale, por gjatë udhëtimit me makinë, ai ka vënë re se tapiceritë e mjetit ishin të ndotura me baltë dhe se Marku kishte në xhep dokumentin e identifikimit të Ilarias.

“Me Markun u takuam mbrëmjen e 28 marsit, dolëm për të ngrënë një picë. Dukej gjithçka normale, megjithatë, kur hipa në makinë, vura re një gjë të çuditshme dhe ia thashë se tapiceritë ishin plot me dhe, edhe makina ishte e ndotur nga balta. Atëherë, Marku më kërkoi të shkojmë të lajmë makinën. Vura re një tjetër gjë të çuditshme, ai kishte në xhep dokumentin e Ilaria-s”, ka treguar ai sipas mediave italiane.

Si veproi autori

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB