Politikë

Vota e diasporës, deputeti i PS-së: Nuk jam dakord me ligjin!

Qefalia deklaroi se nuk është dakord me të për arsye se përmes tij favorizohet votimi familjar nga emigrantët.

F.I
Vota e diasporës, deputeti i PS-së: Nuk jam dakord me ligjin!
Xhemal Qefalia

TIRANË-Deputeti socialist, Xhemal Qefalia, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me ligjin për votën e diasporës. Qefalia deklaroi se nuk është dakord me të për arsye se përmes tij favorizohet votimi familjar nga emigrantët. Deputeti shtoi se në raste të tjera një sipërmarrës shqiptar që operon jashtë vendit mund të detyrojë punëtorët e tij që t’i detyrojë të votojnë për një subjekt të caktuar politik.

“Nuk jam dakord me ligjin sepse favorizon votimin familjar. Një sipërmarrës që është jashtë mund të mbledhë ata punëtorët dhe t’i detyrojë të votojnë. Për të dalë te ligjshmëria”,-tha ai.

Nga 11 janar, platforma online "PER" është hapur për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të jetë e hapur deri në 6 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve.

Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj. Referuar Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë, llogariten në qarkun ku ai/ajo ka jetuar përpara se të largohej nga Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB