Aktualitet

Vrau Briken Sanaj tek "Kodra e Diellit", ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola

Kola akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.

F.I
Vrau Briken Sanaj tek "Kodra e Diellit", ekstradohet nga Gjermania
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Vladimir Kola, i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Vladimir Kola u arrestua në Gjermani më 16 prill të vitit të kaluar. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.

Njoftimi i policisë:

I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.

Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:

V. K. alias V. K., 42 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit". Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S.

Si ndodhi vrasja e Briken Sanajt

Vrasja e Sanajt, ka ndodhur në Tetor të vitit 2022 në Tiranë, ndërsa Kola u ndihmua nga dy persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi vite më parë, viktima, kishte lënë të plagosur vëllanë e Kolës. Roli i Kolës në vrasje, u konfirmua dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, ndërsa ai dyshohet se pak ditë përpara krimit, hyri ilegalisht në Shqipëri, pasi nuk rezultonte i regjistruar në sistemin TIMS. Kamerat e sigurisë e fiksuan Kolën, në një lokal në Lezhë, ku ka marrë dy shtetas kosovarë, që dyshohet se e ndihmuan në vrasjen e Sanajt.

Ndërkohë disa orë para ekzekutimit të Sanajt, Vladimir Kola, është fiksuar nga një tjetër kamera sigurie te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës. Natën e krimit, ai ka udhëtuar nga Lezha drejt “Kodrës së Diellit” ku e ka pritur viktimën që të mbërrinte pranë vilës së tij, ku dhe e qëlloi për vdekje atë që e konsideronte si hasmin e tij.

Në të gjitha këto pamje ai shfaqet me të njëjtat rroba, çka sipas hetuesve i shumëkërkuari mbërriti në Shqipëri dhe në kohë rekord organizoi vrasjen e Sanajt mbrëmjen e 30 tetorit dhe më pas u largua jashtë vendit. Motivi i krimit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi 10 vite më parë, vëllai i viktimës, kishte plagosur Gentian Kolën. Familjet Kola dhe Sanaj kishin bërë tentativa për t’u pajtuar pas kësaj ngjarje, por nuk kishin mundur të shuanin konfliktin mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB