Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, nëna e viktimave: Dënojini ose do të hyjmë në gjak!

Jashtë dyerve të gjykatës ndodhej edhe familja e dy vëllezërve, të cilët kërkonin drejtësi për familjarët e tyre.

I.F
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg
Familjarët e viktimave

FIER- Gjykata e Apelit të Fierit ka lënë në burg Altin Kukën, dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka si dhe bashkëpunëtorin e tyre Tomor Zyka. Ata akuzohen për vrasjen e dy vëllezërv Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, teksa ndodheshin në lokalin e tyre duke pirë kafe. Jashtë dyerve të gjykatës ndodhej edhe familja e dy vëllezërve, të cilët kërkonin drejtësi për familjarët e tyre. Ata thanë se presin që drejtësia të bëjë punën e saj dhe t'i japi dënimin që ata meritojnë. Po ashtu, nëna e dy viktimave tha se pret që ata të dënohen nga organet e drejtësisë ose ata do të hyjnë në gjak me autorët.

“Duam që kriminelët, bashkëpunëtorët, të marrin dënimin maksimal. Të marrin dënimin që iu takon. Ju flas në emër të këtyrë fëmijëve që ngelën rrugëve, që mbajnë portretin e babait të tyre në dorë. Nuk e kanë më babanë përkrah. Iu lutemi shtetit ta shohin ligjin atje ku duhet”, tha një nga familjarët.

“Ju lutemi, ju lutemi, vëllezërit e mi ikën ta pafajshëm. Ju lutemi për zemrën e kësaj nëne të copëtuar”, tha motra e dy viktimave.

“Ju lutemi shumë, dënimin më të madh të marrin, për nënën se nëna ka 40 ditë që qanë. Ju lutem shumë të mos fusim djemtë e tjerë në sherrë, por ta marri hakun qeveria. Nëna ia ka lënë shtetit asnjërit. Siç qaj unë për dy fëmijët e mi, siç qajnë dy fëmijët që i kanë lënë rrugëve. Kush do i ushqej ata? Nëna është 90 vjeçe”, tha nëna e dy viktimave.

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg
Familja e viktimave

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes fëmijëve të autorit dhe njërit prej viktimave. Më pas Kuka shkoi bashkë me djalin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”, por nuk përfundoi mirë. Në një moment Kuka ka nxjerrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka qëlluar mbi dy viktimat duke u marrë jetën në vend. Ndërkohë që vetë ka vendosur që të vetëdorëzohet në Komisariatin e Fierit, të birin e ka udhëzuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. Por djali i tij u kap në aksin Fier-Berat. /ZËRI

Poll

MOS HUMB