Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimave babë e bir (EMRAT)

Ndërkohë i plagosuri Aleks Preka ndodhet në ngjendje të rëndë shëndetësore.

F.I
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimave
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Janë identifikuar dy viktimat e vrasjes së ndodhur në Dukagjin. Mësohet se viktimë kanë mbetur babë e bir, shtetasit Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni. Ndërkohë i plagosuri Lazer Bashi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë bën me dije se vrasja ka ndodhur rreth orës 17:20, në fshatin Mgull. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.  

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

Poll

MOS HUMB