SHKODËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona babë e bir janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur. Viktimat janë Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni. Ndërkohë i plagosuri Lazer Bashi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
